Teknologjia është çdo ditë e më shumë pjesë e zgjidhjes së shumë problematikave për çdo individ, por edhe për institucionete ndërveprimin mes të dy palëve.

I tillë është edhe aplikacioni ‘komisariati dixhital’ i Policisë së Shtetit, ku secili qytetar mund të raportojë në kohë reale një shkelje apo abuzim.

Ministria e brendshme ka postuar në Instagram rastet që qytetarët kanë raportuar dhe policia ka marrë masa ndaj shkelësve. Siç duket edhe në fotot e mëposhtme,  në një rast është raporuar një parkim i gabuar dhe në një rast tjetër një ndërtim pa leje për të cilat policia ka marrë masat gjobë për parkimin e gabuar dhe procedim penal për ndërtimin pa leje.

Ky aplikacion është një ndër mjetet e rëndësishme të bashkëpunimit qytetar-polici për një shërbim më të mirë nga kjo e fundit dhe vendosjen e sundimit të ligjit.

Ministria e Brendshme në postimin e saj teksa kërkon bashkëpunimin qytetar shkruan:

“Komisariati Dixhital” – Policia në dorën e qytetarit

Shkarko aplikacionin falas e denonco çdo shkelje e abuzim!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re