
Pas përfundimit të ceremonisë së homazheve në nderim të ish-kryeministrit dhe liderit historik të PS-së Fatos Nano, kryeministri Edi Rama dhe ai i Kosovës Albin Kurti janë shfaqur krah njëri-tjetrit në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, me kreun e qeverisë së Tiranës që dukej se kishte disa këshilla për ti dhënë homologut nga Prishtina.
Dy kryeministrat morën pjesë në ceremoninë e lamtumirës në nderim të liderit historik të PS, Fatos Nano.



Kujtojmë se, marrëdhëniet mes Ramës dhe Kurtit kanë qenë të agravuara prej disa vitesh ndërsa here pas here nuk kanë munguar as “ngacmimet” në distancë.
LEXO EDHE: Nano “përcillet nga Frank Sinatra” drejt banesës së fundit, Rama: Mos vdeksh kurrë