22 tetor – Vendet e kultit dhe të trashëgimisë kulturore po vizitohen çdo ditë e më shumë dhe nga më të rinjtë e fëmijët, të cilët i kanë kthyer tashmë në destinacione të preferuara dhe mjaft interesante për t’i prekur dhe parë nga afër historinë që ato mbartin.

Së fundmi projekti “Atelier në Trashëgiminë Kulturore” me fëmijët e kopshtit “28 Nëntori” Berat mundësoi që ata të njihen me kulturën dhe historinë e dy vendeve mjaft atraktive siç janë Muzeu Ikonografik “Onufri” dhe Muzeu Etnografik.

Fëmijët u njohën me kuptimin e fjalës “muze” si dhe me një pjesë të koleksionit të muzeut Etnografik. Nëpërmjet bazës materiale fëmijët ngjyrosën, krijuan me plastelinë objekte të muzeut, si dhe ndërtuan figura kafshësh nga të cilat ishte marrë lënda e parë e krijimit të disa tipeve veshjesh tradicionale nga muzeu Etnografik. /a.a/j.p/





 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re