Kryetari i bashkisë së New York-ut, Eric Adams, ishte pjesë e një marshimi me emigrantë nga shumica e vendeve të botës që u mbajt në qytetin amerikan, ku në mesin e tyre pati edhe shqiptarë.

Adams-1130x635

Në rrjetet sociale, Adams ka publikuar disa foto, ku ajo që bie në sy është fakti që ai bën simbolin e shqiponjës.

“Emigrantët e ndërtuan qytetin tonë dhe e bëjnë atë të funksionojë çdo ditë. Të gjithë ne kemi ardhur këtu nga diku tjetër. Të gjithë ne kontribuojmë në Ëndrrën Amerikane. Jam krenar që marshoj me vëllezërit dhe motrat e mia emigrante sot”, ka shkruar ai përmes një postimi në Tëitter.

Në fotot e publikuara nga Eric Adams nuk kanë munguar as emigrantët shqiptarë, të cilët kanë valëvitur flamurin kuq e zi.

Një tjetër burrë kishte marshuar me një bluzë me sloganin “Liria ka emër”.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re