Kush kaloi pranë godinës së Universitetit Politeknik të Tiranës mbrëmjen e së enjtes m ka parë qe ballina e një prej ndërtesave ikonë në qendër të kryeqytetit ishte ngjyrosur me një flamur të madh turk në krah të atij shqiptar bashkë me urimin për 97-vjetorin e themelimit të Republikës së Turqisë.

Sipas një lajmi të agjencisë së lajmeve Anadolu kjo ishte bërë me iniciativë të ambasadës së Turqisë në Tiranë. Por ky gjest merr një domethënie të madhe në kontekstin aktual. Turqia kohët e fundit është vënë në një kurs të fortë përplasjesh me Francën ku nuk kanë munguar akuzat dhe etiketimet e forta mes Presidentëve Erdogan dhe Macron.

Përplasjet nisën që në momentin e krizës greko-turke në detin Mesdhe ku Parisi zyrtar mbajti hapur anën e Athinës. Konflikti u bë edhe më i ashpër kur Makron tha se Franca rrezikohej nga islamizmi radikal ndërsa Erdogan e quajti kreun e Elizesë jo mirë mendërisht.

Edhe më të forta u bënë përplasjet pas publikimit të një karikature në revistën satirike Sharlie Hebdo ku shigjetoj presidenti turk. Dhe pikërisht në këtë klimë të acaruar marrëdhëniesh ndërkombëtare duket se Shqipëria merr anën e Turqisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re