Në nisje të sezonit turistik, qyteti i Durrësit është fundosur nën plehra. Pamjet e fundit tregojnë se në ç’gjendje ndodhet qyteti në fundjavë.

PD ka akuzuar bashkinë e Durrësit për korrupsion dhe shkaktaren e kësaj bombe ekologjike.

“Bashkia e Durrësit e zhytur në korrupsion e ka braktisur totalisht qytetin, – deklaroi dega e PD Durrës. – Ajo është shkaktarja kryesore e kësaj bombe ekologjike që prej vitesh po helmon qytetarët durrsakë. Gjendja është alarmante në çdo pikë të qytetit.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re