Çështja e emërimeve në Gjykatën Kushtetuese është në qendër të takimit që sapo ka nisur mes Delegacionit të Venecias që ndodhet në vendin tonë dhe përfaqësuesve të opozitës.

Në takim ndodhet kryedemokrati Lulzim Basha, ndërkohë që merr pjesë edhe nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, Sekretari i Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi dhe ish deputeti Oerd Bylykbashi.

Takimi do të jetë në kuadër të një mëngjesi punë, ndërsa më pas kreu i Partisë Demokratike, Basha pritet të ketë një komunikim me mediat në mbyllje të bisedës me delegacionin.

Ndërkohë që po sot pritet që delegacioni i Venecias do të takohet me kreun e KED, Ardian Dvorani.

Dje ekspertët e Venecias patën axhedne të ngjeshur takimesh me Presidentin e vendit, Ilir Meta, kryeparlamentarin Ruçi, përfaqësuesit e komisionit hetimor dhe Arta Vorpsin.