Vazhdimisht ai spikat për përzgjedhjet që bën, të cilat janë larg stilit klasik që përdorin kolegët e tij kur vijnë në Parlament. Edhe pse veshja në atë institucion është gati një lloj detyrimi për të respektuar një etikë të caktuar, kësaj klisheje deputeti socialist i Vlorës i ka ikur gjithmonë.

Fate Velaj nuk e pëlqen mesa duket kostumin e errët me këmishë të bardhë e kollare. Jo vetëm kaq, por veshja e tij është shumë larg këtij formati. Kësaj here madje, kishte shkuar akoma më larg nga sa mund të imagjinohej. Me bluzë me lule, pantallona xhinsi, xhaketë të bardhë dhe atlete, zoti Velaj dukej si një turist që po shëtiste në godinën e Parlamentit.

Dhe një veshje si kjo e meriton një foto me një nga koleget e tij.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re