DURRËS – Një grabitje ka ndodhur në qytetin e Durrësit në mes të ditës së sotme. Hajdutët kanë vjedhur xhiron ditore në një dyqan “Vodafone”.

Pasi kanë thyer xhamin e dyqanit,gazetarja Klodiana Haxhiaj raporton për  se hajdutët kanë marrë rreth 2 milionë lekë.

Ata, duket se kanë vepruar me profesionalizëm, pasi nuk kanë grabitur asnjë telefon celular që ndodhej në dyqan.

Kjo për arsyen se telefonat gjurmohen.  Ngjarja ka ndodhur në stacionin e trenit në qytetin bregdetar.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e hajdutëve.

 (e.f/)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re