Hakerat Homeland Justice nuk ndalet.

 

Mbrëmjen e djeshme ata kanë publikuar të dhëna të punonjësve të Policisë së Shtetit.

 

Janë 4 lista me nga 300 emra, foto dhe të dhëna personale që u përkasin personave që kanë qenë ose janë pjesë e e uniformave blu.“Mbase këta këtu janë objektivat e radhës”, me këtë titull janë publikuar sot të dhënat e Homeland Justice, në platformën e komunikimit “Telegram”.

 

Vizion Plus i siguron të gjitha listat, por për arsye privatësie nuk po i publikon.

 

Vetëm një javë më parë nga Homeland Justice u publikuan Albanian Suspects apo shqiptarët e dyshuar.

 

Ishin 49 lista, në të cilat jepeshin të dhëna nga identiteti i personave, numri ID, mosha, vendlindja dhe fotoja e tyre e sistemit TIMS.

 

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re