“Hapësirë 19” titullohet ekspozita e çelur ditët e fundit në ambientet e Galerisë së Arteve “Edward Lear”, në Berat.

Artistët e rinj në punimet e tyre kishin sjellë portrete, peizazhe, abstraksione, etj.

Në ceremoninë e hapjes së ekspozitës, fjalën e rastit në këtë aktivitet e mbajti drejtoresha e Qendrës Kulturore “Margarita Tutulani”, Migena Hoxha, e cila uroi të rinjtë pjesëmarrës për pasionin dhe dëshirën që ata kanë në rrugen e bukur të artit.

Më pas e mori fjalën përgjegjësi i Galerisë, Adrian Kumati, ku falënderoi të rinjtë pjesëmarrës në këtë ekspozite nga shkolla e mesme artiskike “Jakov Xoxa” Fier dhe shkollën e mesme Artistike “Ajet Xhindole”, Berat.

Ai shprehu vlerësimin për mësuesit, për nivelin e punimeve të ekspozitës,dhe ballafaqimin e vlerave që sjellin artistët e rinj.

Nënkryetarja e bashkisë, Hatixhe Konomi, përshëndeti të rinjtë në këtë ekspozite dhe shprehu mbështetjen e bashkisë për të rinjtë në projektet per vitin 2020.

Ndërsa kryetari i bashkisë së Beratit, Ervin Demo, thekson se “bashkia e ka në fokusin kryesor të saj mbështetjen ndaj të rinjve në iniciativat e tyre kurajoze, integrimin në institucione vendimmarrëse, e çka tjetër që i jep hov zhvillimit të këtij qyteti i cili kërkon domosdoshmërisht frymë të re”.

Ekspozita u kurua nga kuratori Dejan Duhanxhi me pas u ndanë certifikata vlerësimi për të rinjtë pjesëmarrës. Ekspozita do të qëndrojë e hapur për artdashësit një muaj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re