Përmes fotove tregohet momenti kur kryebashkiaku i Rrogozhinës Haxhi Memolla, i cili ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur ka dalë nga stadiumi për të pirë kafe.

Memolla kishte shkuar në Peshkopi për parë ndeshjen Korabi-Egnatia.

Gjatë pushimit të ndeshjes, ai është ulur në kafe me kreun e bashkisë së Dibrës ku ka shfaqur probleme shëndesore. Ai është dërguar me urgjence në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë.

Kryebashkiaku u transportua në spital dhe rreth orës 15:00 ku ndërroi jetë. Lajmi konfirmohet nga mjekët e urgjencës të spitalit të Dibrës.

Ai u zgjodh në krye të bashkisë së Rrogozhinës nën siglen e PS-së në votimet e 30 qershorit 2019. Më herët Memolla ka qenë n/kryetar i kësaj bashkie. /abcnews.al

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=hHmL2yqhHpY?feature=oembed&w=500&h=281]

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re