Një granatë është hedhur në ambientet e jashtme të një lokali në Lezhë.

Burime bëjnë me dije se si pasojë e shpërthimit nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale.

Në momentin kur është hedhur lënda plasëse nga një person ende i paidentifikuar, në lokal ka pasur klientë, të cilët kanë përjetuar frikë, por fatmirësisht nuk kanë pësuar lëndime.

Lokali ndodhet në afërsi të një kompleksi banimi, dhe paniku te qytetarët ka qenë shumë i madh.

Policia ka rrethuar zonën dhe ka vendosur perimetrin e sigurisë, ndërkohë që nuk dihet ende identiteti i pronarit të lokalit, apo nëse ai ka pasur ndonjë konflikt që mund të rrjedhonte ngjarjen e sotme.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re