Ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim ka qënë prezente ditën e sotme në Pallatin e Kongreseve për të kryer homazhe për ndarjen nga jeta të deputetit socialist Bashkim Fino i cili humbi betejën me COVID.

Me heret, ne nje njoftim ne rrjetin social, nenvizohet: “Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dëshiron t’i përçojë ngushëllimet e sinqerta familjes, miqve dhe kolegëve të z.Bashkim Fino, i cili u nda nga jeta sot në mënyrë të parakohshme.

Z.Fino do të kujtohet për udhëheqjen, në moshë fare të re, të Qeverisë së Pajtimit Kombëtar përgjatë vitit të vështirë 1997 e gjithashtu për kontributin e tij në proceset ligjbërëse gjatë karrierës së tij të larmishme politike. U prehtë në paqe.”– shkruhet në faqen e ambasadës amerikane.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re