Një i ri nga Thumana ka gjetur vdekjen mes rrënojave pas tërmetit dramatik të ditës së sotme.

I riu me mbiemrin Cuka ka pritur gjatë nën rrënoja, por për fat të keq nuk ka arritur t’ia dalë.

Ai ishte i martuar dhe me fëmijë.

Sipas News 24, i riu ka komunikuar vazhdimisht pothuajse për gjatë gjithë ditës.

I riu ka luftuar deri në momentet e fundit dhe për orë të tëra ka komunikuar me ekipet shpëtuese, duke iu thënë se nuk i ndjente pjesët e poshtme të gjymtyrëve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re