Personi në foto është 24-vjeçari Gerald Bitri, i riu që humbi jetën tragjikisht pasi mbeti i plagosur me armë zjarri gjatë sherrit mes të rinjve një ditë më parë në Laç.

24-vjeçari ndërroi jetën ditën e sotme, 4 maj, në Spitalin e Traumës, pasi nuk i mbijetoi plagëve të marra.

Të plagosur gjatë sherrit me armë mbetën dhe katër të tjerë, konkretisht Amarildo Ndoj, Liridon Ismaili, Daniel Gjeloshi dhe shitësja ambulante Angjelina Gjezaj.

DINAMIKA E NGJARJES

Nga burime policore, mësohet se pas këqyrjes së të gjithë kamerave të sigurisë në zonë dhe marrjes në pyetje të personave të përfshirë në konflikt dhe dëshmive të okularëve, është zbardhur dinamika e sherrit mes tyre.

I arrestuari Klevis Ndreca, 28 vjeç, ka qenë në makinë me Amarildo Ndojn, 26 vjeç, ndërsa Daniel Gjeloshi, 26 vjeç ka qenë në makinë me Liridon Ismailaj, 26 vjeç dhe Gerald Bitrin, 24 vjeç.

Të rinjtë janë konfliktuar verbalisht për shkak se gjatë lëvizjes me makinë kanë kapur pasqyrat e njëri-tjetrit. Konflikti verbal, 5 minuta më vonë ka agravuar në përdorimin e pistoletave.

5 minuta para ngjarjes ka ndodhur konflikti për prekjen e pasqyrave të makinës dhe e kanë lënë të takohen e të sqarohen pak më tutje në rrugën ku ndodhi edhe ngjarja.

Sapo kanë ndaluar dhe zbritur të gjithë nga makinat, kanë dalë në këmbë e janë afruar Ndreca ka nisur të qëllojë me armë.

Ndreca dhe Gjeloshi kanë qëlluar me armë në drejtim të njëri-tjetrit. Klevis Ndreca ka qëlluar me armë drejt tre të rinjve të tjerë, të cilët i la të plagosur (sot në spital ndërroi jetë Gerald Bitri), nga të shtënat me armë i plagosur aksidentalisht mbeti edhe shoku i tij, Amarildo Ndoj dhe shitësja ambulante.

Me armë zjarri pistoletë është kundërpërgjigjur edhe Daniel Gjeloshi, por nuk ka plagosur asnjë person. Arma që u gjet pak metra larg vendit të ngjarjes i përket 26 vjeçarit Daniel Gjeloshi. Klevis Ndreca pas ngjarjes është larguar në këmbë.

28-vjeçari Klevis Ndreca është vetëdorëzuar në polici pas ngjarjes ku ka dorëzuar edhe armën e krimit. Ndreca është vetëdorëzuar pas lokalizimit nga policia ku kanë bërë kontrolle edhe me dron në zonën ku ishte fshehur.

Në dëshminë e tij paraprake Klevis Ndreca ka deklaruar se ka qëlluar me armë drejt të rinjve sepse është trembur, pasi sipas tij, i ka parë që kanë pasur armë dhe kanë dashur ta godasin dhe për këtë arsye i ka qëlluar.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko