Paraditen e sotme një besimtare humbi jetën në Kishën e Shna Ndout në Laç, pasi u rrëzua teksa ishte në pelegrinazhin e kishës.

Mësohet se 75-vjeçarja që humbi jetën është shtetesja, Gjela Biba, i cila pas incidentit u dërgua në spitalin e Traumës, por humbi jetë gjatë rrugës.

Karta e identitetit më poshtë e siguruar nga ABC News, i përket pikërisht viktimës.

LEXO EDHE: EMRI/ U rrëzua në Kishën e Laçit, vdes rrugës për në spital

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 11:30, tek Kisha “Shna Ndout”, në vendin e quajtur “Te shpella”, dyshohet që shtetasja Gj. B. 75 vjeçe, banuese në Ungrej, ka qenë pjesë e pelegrinazhit dhe është rrëzuar aksidentalisht duke rënë disa metra më poshtë.

Është bërë transportimi i saj me ambulancë për në Spitalin e Traumes Tiranë për ndihmën e nevojshme mjekësore, por si pasojë e dëmtimeve fizike të marra, ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Grupet hetimore vazhdojnë veprimet hetimore për zbardhjet e plota të rrethanave të ngjarjeve, të cilat nga hetimet paraprake rezultojnë aksidentale.r.t

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re