Skip to content

Foto- I akuzuar për zhvatjen e 145 milionë eurove/ Gjykata e Tiranës nxjerr nga burgu kinezin, e lë arrest shtëpie

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Gjykata e Tiranës ka ndryshuar masen e sigurisë për shtetasin kinez, Liangbin Chen që akuzohet për zhavtje te 145 milionë eurove. Vendimi për ndryshimin e masës nga burg pa afat, në “arrest në shtëpi” u ndryshua nga gjyqtari Kujtim Vranici për shkak se Chen-it i rrezikohet jeta.

 

Ky i fundit dyshohet se është kreu i një bande kriminale qe përmes teknologjisë ka mashtruar qindra shtetas kinezë. Platforma iu ofronte qytetarëve të Kinës dhe atyre të Dubait prona të paluajshme dhe pajisje teknologjike.

 

32 vjeçari me profesion programues teknologjik u arrestua në Rinas më 12 korrik nën akuzën e “Mashtrimit me pasoja të rënda”.

 

 

Vendimi i plotë:

 

Zëvendësimin e masës së sigurimit personal nga “Arrest në burg”, të caktuar ndaj shtetasit L Ch., me vendimin Nr.. Regi.Themeltar, date 14.07.2022 te Gjykatës se Rrethit Gjyqësor Tiranë, me atë të “Arrestit në shtëpi”, parashikuar nga Neni 237 K.Pr.Penale.

 

Urdhërohet shtetasi L. Ch. që të mos largohet nga banesa e tij e ndodhur në .

 

Urdherohet organi i Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane per te siguruar zbatimin e ketij vendimi qe te realizohet mbikeqyrja e vazhdueshme 24 oreshe nga punonjesit  e Policisë të Komisariat Nr..Tiranë, që mbulon juridiksionin e vendbanimit të tij, si dhe për ndalimin e përdorimit të pasaportes apo dokumentave të tjera identifikuese të vlefshme, për daljen e tij jashtë shtetit.

 

Urdhërohet lirimi i menjhershëm i shtetasit të huaj L. Ch. nga ambientet ku mbahet i ndaluar, nëse nuk mbahet i arrestuar, i ndaluar apo i dënuar për ndonje shkak tjeter.

 

Ngarkohet prokurori i ceshtjes prane Prokurorise se Rrethit Gjyqësor Tiranë, për ekzekutimin e këtij vendimi.

 

Kundër këtij vendimi mund te bëhet ankim në Gjykatën e Apelit Tiranë brenda 5 ditëve, duke filluar ky afat nga dita e njoftimit të këtij vendimi.

 

U shpall ne Tiranë, sot më datë 09.09.2022.

 

SEKRETARE

GJYQTAR

KUJTIM VRANICI

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë