Publikohet fotoja e autorit të dyshuar për dy grabitjet e ndodhura në ditët e fundit në kryeqytet. Bëhet fjalë për të riun Kristi Çinari i shpallur tashmë në kërkim nga policia e shtetit.

Çinari dyshohet të jetë autori i grabitjes në institucionin financiar ”Kredo.al”, filiali tek zona e ”Brrylit” në Tiranë. Ngjarje kjo e shënuar mbrëmjes e së shtunës, ku dyshohet se i riu hyri në institucionin financiar, i maskuar kërcënoi punonjësin dhe vodhi një shumë parash.

Gjithashtu Kristi Çinari dyshohet të jetë autor edhe i grabitjes ndodhur mbrëmjen e djeshme në një farmaci pranë shkollës ”Sami Frashëri” në Tiranë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re