Specialistët e batalionit xhenier të Komandës Mbështetëse të Forcave të Armatosura, realizuan pak minuta më parë shembjen përmes shpërthimit të kontrolluar të një ndërtese 6 katëshe në zonën e njohur si Shkëmbi i Kavajës në Durrës.

Specialistët xhenio në bashkëpunim me Inspektoriatin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) prej disa ditësh punuan për kryerjen e punimeve përgatitore për shembjen e pallatit,  të  konsideruar si të pabanueshme si pasojë e tërmetit të 26 Nëntorit 2020. Kati i parë i godinës ka qenë tërësisht i shkatërruar çka ka vështirësuar punën parapërgatitura të forcave xhenio.

Specialistët xhenio në bashkëpunim me Inspektoriatin Kombëtar të Mbrojtjes së Teritorit (IKMT) prej disa ditësh punuan për kryerjen e punimeve përgatitore për shembjen e pallatit, të konsideruar si të pabanueshëmesi pasojë e tërmetit të 26 Nëntorit 2019. Kati i parë i godinës ka qenë tërësisht i shkatërruar çka ka vështirësuar punën parapërgatitura të forcave xhenio.

Inspektoriati bëri të ditur se për shpërthimin e kontrolluar të pallatit pranë Shkëmbit të Kavajë në trupin e objektit janë hapur 200 furnela (vrima) dhe do të përdoren 6 kg eksploziv.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re