Presidenti i Republikës, Ilir Meta tashmë e ka kthyer traditë urimin për Kombëtaren e Shqipërisë, pavarësisht rivalit të saj.

Pak çaste më parë, kreu i shtetit ka publikuar një foto të kombëtares në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, ndërsa iu bën thirrje djemve kuqezinj të tregojnë “forcën” përballë kampionëve të botës.

Ndjeshja e “Shqiponjave” kundër “Gjelave” do startojë në orën 20:45 minuta, ndërsa atmosfera është ndezur jo vetëm në stadiumin e ri, por edhe në rrugët e kryeqytetit.

Postimi i Metës:

“Suksese kuqezinjve në sfidën e sotme me kampionët e botës! Forca! Jemi me ju! ”-shkruan Meta.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re