Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka mbërritur në selin e PD ku pritet të zhvillojë një takim sekretarin e përgjithshëm Flamur Noka dhe përfaqësues të tjerë të PD.

 

Meta ka lajmëruar një konferencë për shtyp rreth orës 12:00, ndërsa siç shihet edhe nga foto ai më parë ka shkuar për një takim “kokë më kokë” me përfaqësuesit e PD, i shoqëruar edhe nga Bledar Dervishaj.

 

Nuk dihet se për çfarë do të diskutohet mes dy krerëve të opozitës, por mbajtja e zgjedhjeve vendore mendohet të jetë kryefjala e takimit të sotëm.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re