Pavarësisht se është vënë në qendër të goditjes së mazhoranës dhe kryeministrit Edi Rama, për takime fshehurazi dhe “skutave” për llogari të LSI, Ilir Meta sërish nuk është ndalur.

Këtë radhë, kreu i shtetit aksionin e tij për ringritjen e LSI dhe nxjerrjen e saj nga “llumi” ku ka rënë, ka zhvilluar një takim fshehtas me përfaqësues të moshës së tretë në Jug të vendit!

Themi takim të fshehtë, pas Ilir Meta të gjitha takimet që kërkon t’i bëjë publike i përcjell përmes fotove në adresën e tij në rrjetin social, siç ndodhi dhe me të rinjtë që takoi në Berat!

Foto që po ju përcjellim nga ky takim me veteranët, të cilëve u ka shpjeguar se përse duhet të votojnë LSI në “Referendumin e 25 prillit”, ka në qendër dhe këshilltarin e Presidentit Petraq Milo, njeriu që vite më parë është marrë me programin e PD dhe ka qënë i preferuar i kësaj partie. Por qe tani ka qendruar shume ne “stol”!

Ndoshta po e pergatit si kandidat per deputet, pasi keshtu veproi dhe me dy keshilltaret e tjere, Bahri Shaqirin dhe Shemsi Prençin, te cilet ia “dhuroi” LSI-se per t’i kandiduar ne qarkun e Durresit!

Teksa Meta qëndron në këmbë duke shpjeguar se përse duhet të votohet LSI, nuk mund të kalojmë pa nënvizuar se dhënia e “lojarëve” politikë “hua” për të pasur “minuta më shumë në këmbë” mes PD e LSI dhe Presidencës e LSI vijon pa ndërprerje!()

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re