Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Vorës, Indrit Hoxha ka zhvilluar një takim me shtabin elektoral të Bërxullës, ku edhe kanë vendosur objektivat për zgjedhjet e 14 majit.

Në Facebook, Hoxha ka shpërndarë edhe një foto gjatë takimit, ndërsa thotë se objektivi është fitorja në 5 qendrat e votimit të kësaj zone, që i përket bashkisë së Vorës.

“Me shtabin elektoral ne Berxull. Fitore objektivi ne 5 qendrat e votimit te kësaj zone te Bashkisë Vorë”, shkruan Indrit Hoxha.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re