Sot janë regjistruar 21 raste të reja me koronavirus, ku 13 prej të infektuarve ishin staf mjekësor dhe paciente në QSUT. Me rritjen e rasteve të personave të prekur nga COVID-19, duket se QSUT ka marrë masat për parandalimin e përhapjes së virusit.

Në fotot e publikuara nga LSA duket se pacientët respektojnë distancën sociale, duke qëndruar në radhë dhe të pajisur me maska.

ISHP  ka konfirmuar në 24 orët e fundit 21 të prekur me koronavirus duke e çuar në 1050 numrin total të të prekurve.

Të gjithë të prekurit janë në Tiranë, ku 13 persona u konstatuan në QSUT.

Gjithashtu sipas ISHP të prekurit në QSUT janë personel shëndetësor dhe pacientë, të infektuar nga një infermiere, e konfirmuar pozitive dy ditë më parë.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re