Ish-zv/drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit në kohën e qeverisë Berisha, është “përballur” sot me një efektiv policie…

Dikur eprori i tij, sot një qytetar i thjeshtë, Kuliçaj e ka parë të pazbatueshëm vendimin e qeverisë për mbajtjen me detyrim të maskës kundër COVID-19.

Ai është parë nga kalimtarët siç shihet edhe në foto në momentin kur, efektivi i Policisë së Shtetit i ka tërhequr vëmendjen.

Kuliçaj është një emër i njohur për Policinë e Shtetit në kohën e qeverisjes së PD.

Fillimisht ai ka qenë truprojë e ish-kryeministrit Sali Berisha e më pas u fut në Policinë e Shtetit ku drejtoi deri kur në pushtet erdhën socialistët.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re