Një burrë pervers ka rënë nga tavani 4 metra i lartë i dhomës së zhveshjes së një palestre, mbi gruan që po përgjonte.

Incidenti qesharak shkaktoi panik në palestrën e Virginia, SHBA, ku gratë e nevrikosura ndaluan burrin e mbrapshtë, deri sa policia erdhi dhe e arrestoi.

Tavani i dhomës së zhveshjes u thye nga pesha e Brian Anthony Joe, i cili po përgjonte gratë teksa ndërroheshin në qendrën e stërvitjes Onelife Fitness në Stafford, Virginia.

Megjithse ai ra nga thuajse 4 metra lartësi, burri nuk u plagos pasi rënia e tij u zbut nga gruaja që po ndërrrohej në atë moment.

Zyra e sherifit të Stafford shkruante në një koment në Facebook: “I dyshuari ra mbi gruan poshtë tij. Gruaja u kontrollua për plagë të mundshme por nuk ishte e nevojshme ta dërgonim në spital për trajtim.”

Në raport thuhej se 41 vjeçari Joe, pasi ra nga tavani, ishte mbajtur nga gratë dhe kujdestarët e palestrës deri në ardhjen e policisë.

Vendasit e tërbuar nga incidenti, shprehnin zemërimin e tyre në rrjetet sociale. Një prej tyre shkruante: “Çfarë perversi! Jam i sigurtë se kjo nuk ishte hera e tij e parë në një tavan duke përgjuar. Shpresoj që policia të kontrollojë telefonin e tij për të parë nëse ka regjistruar pamje të grave.”

Ndërsa një tjetër pyeste me vend: “Nuk të mjaftojnë gratë e zhveshura në Internet?”

Një i tretë tregohej me shaka, më tolerant: “Të mos e pargjykojmë, ndoshta ngatërroi rrugën, nuk gjeti daljen dhe ra në dhomën e grave. Gjëra të tilla ndodhin shpesh”.

Brian Anthony Joe është akuzuar për vandalizëm, përgjim e spiunim në një ndërtesë. Hetimet vazhdojnë.

/faxweb