Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj iu nënshtrua dje një ndërhyrje kirurgjikale për heqjen e qeses së tëmthit për gurë. Nga Qendra Spitale “Nënë Tereza” ku ndodhet i shtruar, kryebashkiaku Veliaj ka uruar qytetarët për Pashkët, ndërsa ka ndarë dhe momentin kur ai vizitohet në spital nga djali i tij, Kajan.

“Lepurushi i vogël Kajan na solli vezët e Pashkës në spital sot!

Gëzuar Pashkën, dashuri dhe shëndet të gjithëve!

Mirënjohje për mesazhet e kujdesit, pasdite ju rrëfej pak më shumë për duarartët e zemërbardhët në QSUT”, thekson Veliaj.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re