Skip to content

FOTO/ Iu vendos tritol në makinë, kush janë dy vëllezërit që mbetën të plagosur nga shpërthimi në Gramsh

Dy personat që shihni në foto, janë dy vëllezërit të cilët mbetën të plagosur pasditen e sotme në Gramsh, pasi mjeti tip “Ford Focus” me të cili ata po lëviznin shpërtheu.

Algert dhe Erald Mines iu bë atentat me tritol në makinë, ndërsa fatmirësish ata arrinin të shpëtoni.

Erald Mine, i cili ka qenë pasagjerë ka marrë dëmtime të shumta dhe është transportuar me helikopter drejt Traumës.

Ndërkohë, vëllai tjetër, Algerti, i cili ka qenë drejtuesi i mjetit, ka marrë ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut.

Policia shprehet se vëllezërit Mine nuk kanë precedentë penalë. Mirëpo, efektivët po hetojnë veprimtarinë dhe bizneset e vëllezërve dhe gjithashtu edhe faktin nëse ata merreshin me veprimtarinë e lojërave të fatit.

Gramsh/Informacion paraprak

Rreth orës 17:20, në lagjen “Xhile Liçi”, Gramsh, automjeti tip “Ford Focus”, që drejtohej nga shtetasi A. M., gjatë kohës që automjeti ka qenë në lëvizje, në rrethana ende të pa qarta ka shpërthyer.

Si pasojë është dëmtuar shtetasi A. M. dhe pasagjeri shtetasi E. M. (vëllezër), të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të shpërthimit të automjetit.

Pas ekzaminimeve të mekanizmit të rrethanave që kanë ndikuar në shpërthim do të ketë një njoftim të plotë.

“”