Dalin fotot e bariut të sulmuar nga arusha në zonën e quajtur Sasat në malin e Gjallicës. Personi që shihni në fotot e mëposhtme është bariu 45-vjeçar Ekrem Onuzi, banor i fshatit Nangë.
Ekrem Onuzi ka marrë plagë në kokë, në shpatull dhe në këmbë.
Ai ishte duke kullotur bagëtitë në malin e Gjallicës kur është sulmuar nga ariu.
Një helikopter është nisur nga Tirana për t’i ardhur në ndihmë për shkak të terrenit malor.
