“Ora News”, ka mundur të sigurojë eksluzivisht foton e Agim Çaçit, juristit, i cili u ndalua nga babë e bir në Korçë, në përpjekje për ti grabitur së bashku me dy persona të tjerë 40 milionë lekë.

Çaçi, është neutralizuar në vend nga kambisti Shefqet Muço, duke mos e lëshuar edhe pse njëri nga grabitësit e tjerë e ka kërcënuar se do e qëllonte me pistoletë.

Çaçi, është me profesion jurist dhe sipas hetimeve dyshohet se kishte udhëtuar së bashku me dy shtetas të tjerë nga qyteti i Durrësit në drejtim të Korçës, për të grabitur kambistin Shefqet Muço.

Ngjarja e rëndë, është shënuar në datën 11 janar 2021, ndërsa policia dhe prokuroria e Korçës, vijojnë hetimet për arrestimin e dy bashkëpuntorëve të tjerë, që morën pjesë në grabitjen e kambistit.

Gjykata e Korçës dha sot masën e sigurisë arrest me burg ndaj Çaçit.