Gjin Guri është personi që mbeti i plagosur në atentatit e sotëm në Dukagjin.
Gazetari i Vizion Plus Bepin Kolvata ka siguruar foton e të plagosurit, i cili është nisur me urgjencë drejt Tiranës, pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.
I ati i tij, Zef Guri humbi jetën pak minuta pasi u qëllua, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes së rëndë.