Paraqitja e tij e fundit në emisionin ‘Joe Rogan Experience’ shkaktoi mjaft bujë, dhe këtë herë jo për shkak të ndonjë deklarate provokuese, por për shkak të pamjes së tij të çuditshme.
Manjati i teknologjisë Elon Musk, në moshën 54 vjeç, dukej shumë i lodhur dhe i vjetër, duke bërë që një mjek të fliste hapur për “shenjat e plakjes së parakohshme”.
Miliarderi i Tesla dhe X ka pranuar se përdor Mounjaro, një ilaç i ngjashëm me Ozempic, për të rregulluar kontrollin e peshës. Ai madje bëri shaka se është “Babagjyshi i Krishtlindjeve Ozempic”.
Gjithashtu ka thashetheme të forta rreth transplantit të flokëve që dyshohet se ai ka bërë, diçka që ai vetë nuk e ka mohuar. Dhe këtu hyn në lojë inteligjenca artificiale. Daily Mail bëri një pamje të ekranit të paraqitjes së tij të fundit dhe e ngarkoi atë në Microsoft Copilot, duke pyetur:
“Si do të dukej Elon Musk pa transplantet dhe pilulat për dietë?”
Rezultati? Një imazh tronditës dhe jo tërheqës i inteligjencës artificiale, që e tregon Muskun “siç do të ishte në gjendjen e tij natyrore” pa ndërhyrje, me më pak flokë, më shumë peshë dhe shenja të dukshme të plakjes.

Sipas Daily Mail, imazhi ka ngjallur debate rreth shëndetit dhe stilit të tij të jetesës. Dr. Stuart Fisher, një mjek me bazë në Nju Jork, tha se “Musk po tregon shenja të plakjes së parakohshme”, duke shtuar se presioni, publiciteti dhe polemikat e vazhdueshme duket se i kanë lënë gjurmë fizikisht dhe psikologjikisht.
“Edhe në Konventën Kombëtare Republikane të vitit 2024, ai dukej më i freskët. Plakja e shpejtë nuk është vetëm kozmetike, por rrit rrezikun e atakut në zemër dhe goditjes në tru”, thekson mjeku, duke dhënë alarmin.
Inteligjenca artificiale mund të ketë luajtur thjesht me hamendësime, por pyetja mbetet.
Sipas raporteve të tjera rreth miliarderit dhe dëshmive nga ish-bashkëpunëtorë, Musk përdorte substanca të tilla si ketamina çdo ditë, shpesh duke e kombinuar atë me MDMA dhe psikedelikë. Ketamina, megjithëse e miratuar si anestetik ose antidepresiv, mund të shkaktojë probleme urinare dhe varësi në përdorim kronik.
Edhe admiruesi i tij i dikurshëm, neuroshkencëtari Philip Low, e kritikoi publikisht. Intelektuali Sam Harris i preu të gjitha kontaktet me të, duke e akuzuar Musk-un se kishte një “busull të prishur”.
Kur u përhapën thashethemet për ilaçin, Musk iu përgjigj me përçmim një gazetari të Times, ndërsa Trump deklaroi:
“Nuk e kuptova, ai është fantastik”.
