Drejtoria e Tatimeve në Tiranë ishte një nga godinat më të dëmtuara nga tërmeti i datës 26 nëntor. Siç shikohet edhe nga fotot e siguruara dëmtimet janë të konsiderueshme, ku vihet re krisja e mureve mbajtëse.

Aktualisht për këtë godinë ka dy aktkonstatime, ku në njërën thuhet se ndërtesa ka dëmtime të riparueshme dhe është plotësisht funksionale, duke dhënë disa porosi për të bërë rregullime të vogla.

Ndërsa në aktkonstatimin e dytë të njëjtët ekspertë kanë vërejtur dëmtime të mëdha në strukturën e objektit në kolona dhe në soletë, duke e nxjerrë të papërdorshëm këtë objekt.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re