12 janar Kalaja e Beratit, një nga monumentet më të mëdha historike të Ballkanit është ndriçuar sot duke rifituar madhështinë që ka ky monument nën mbrojtjen e UNESCO-s.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, publikoi sot disa fotografi me pamje nga kalaja e Beratit, nën efektin e ndriçimit të ri që nxjerrin më në pah madhështinë e saj në orët e mbrëmjes.

“Kalaja e Beratit e ndriçuar si kurrë më parë, ka rifituar madhështinë që ka ky monument nën mbrojtjen e UNESCO-s. Falë projektit të ndriçimit, ‘qyteti i një mbi një dritareve’, sot duket edhe më i bukur dhe në pritje të më shumë vizitorëve”, – tha Margariti.

Kalaja është ngritur sipas një plani në formë trekëndëshi. Kjo kala, po të shihet nga poshtë, duket si pjesë e kodrës.

Kulla e hyrjes së brendshme është e bërë nga blloqe guri, që u përkasin fortifikimeve ilire, të cilat janë ndërtuar në shekujt IV-II para Krishtit. Maja e kodrës është e rrethuar me një mur të jashtëm periferik me 24 kulla. Në brendësi të kësaj kalaje ndodhen rreth 14 kisha, të cilat e kanë bërë mjaft të dëgjuar atë./k.s//a.a/

#tdi_1_a66 .td-doubleSlider-2 .td-item1 {
background: url(http://ata.gov.al/wp-content/uploads/2021/01/1KALA5-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_1_a66 .td-doubleSlider-2 .td-item2 {
background: url(http://ata.gov.al/wp-content/uploads/2021/01/1KALA1-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_1_a66 .td-doubleSlider-2 .td-item3 {
background: url(http://ata.gov.al/wp-content/uploads/2021/01/1KALA2-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_1_a66 .td-doubleSlider-2 .td-item4 {
background: url(http://ata.gov.al/wp-content/uploads/2021/01/1KALA3-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_1_a66 .td-doubleSlider-2 .td-item5 {
background: url(http://ata.gov.al/wp-content/uploads/2021/01/1KALA4-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}

1 nga 5

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re