Skip to content

FOTO/ Kamioni përmbyset në mes të rrugës, plagoset shoferi

Një aksident ka ndodhur në Qafë Thanë pranë fshatit Lin, ku një kamion me ngarkesë është përmbysur.

Mësohet se nga aksidenti janë shënuar dëme materiale ndërsa drejtuesi i mjetit ka marrë dëmtime të lehta.

Një korsi e Qafë Thanës u bllokua për disa minuta.

Policia shkoi në vendngjarje ndërsa me anë të një vinçi të specializuar u bë largimi i  kamionit nga rruga.

“”