Kandidatit për deputet të PD-së në Tiranë, Alfred Rushaj, që drejton edhe fushatën në kryeqytet, duket se i pëlqejnë shumë investimet e kryebashkiakut Erion Veliaj sepse ka nisur një promovim të të gjitha terreneve sportive që Veliaj ka krijuar këto vite si kryetar bashkie i Tiranës.

Pak ditë më parë, Rrushaj postoi në profiling e tij në Facebook një video ku promovon sportin, në një prej hapësirave që Lulzim Basha kur ishte kryetar bashkie e kishte përcaktuar për ndërtim pallati, kurse Veliaj e shpronësoi dhe e ktheu në fushë futbolli për komunitetin.

Rrushaj nuk është ndalur as sot, kur ka publikuar disa foto në një fushë volejbolli te Njësia 4, edhe ky një terren sportive i rehabilituar nga Veliaj.

Veliaj e ka thënë edhe më herët se terrenet sportive dhe hapësirat publike po krijohen që të përdoren nga të gjithë, si të majtët, edhe të djathtët. Por, PD-ja ka shkuar edhe më tej, investimet e Veliajt i përdor edhe për xhirimin e spoteve publicitare.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re