Një tjetër protestë në Fier, kësaj radhe nga naftëtarët e Ballshit. Ata kanë pesë muaj pa marrë pagat dhe duan një zgjidhje nga kompania e cila nuk përgjigjet.

Naftëtarët shprehen të zhgënjyer dhe thonë se nëse nuk marrin zgjidhje do të hyjnë në grevë urie pa afat duke iu bashkuar punonjësve të nënstacionit të pompimit në Poçem.

“Jemi të zhgënjyer, duam zgjidhje afatgjatë.

Nëse nuk marrim zgjidhje do hyjmë në grevë urie. Greva e urisë do jetë pa afat. Duam të dimë çfarë do bëhet me fatin tonë.

Kemi detyrime, duhet të shlyejmë energjinë elektrike. Kemi fëmijët në shkollë, javës tjetër duhet të paguajmë këstin.

Presim një takim në orën14:00. Greva e urisë është e pashmangshme sepse ne duam zgjidhje për problemet tona. Të thuash falimentoi nafta, ku në gjithë botën trondit tregjet financiare këtu ka pikëpyetje.

Duam të shlyehen pagesat e prapambetura. Kemi dalë të kërkojmë bukën e fëmijëve tanë e që dinjiteti i naftëtarit të mos nëpërkëmbet më”, deklaruan naftëtarët.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re