Ky që shihni në fotografinë e mësipërme është Marjus Sina, i cili së bashku me vëllain e tij kërcënuan prokurorin Behar Dibra, duke u hequr siku ishin punonjës policie.

 

Ngjarja është shënuar rreth tre ditë më parë në hyrje të tunelit Elbasan Tiranë, ndërsa dy vëllezërit Sina u arrestuan në Durrës.

 

Dyshohet se vëllezërit fotografuan automjetin, me të cilin po udhëtonte prokurori. Ky i fundit njoftoi policinë, ndërkohë që të rinjtë u larguan vetëm pasi Behar Dibra u tregoi dokumentin e tij që ishte prokuror i SPAK.

 

Ndërkohë, vëllezërit Sina u lanë dje në arrest në burg nga Gjykata e Elbasanit, për kundërshtim dhe mosbindje ndaj autoritetit shtetëror, kanosje të prokurorit dhe mbajtje pa të drejtë të titullit apo stemës së policisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re