Numri i çështjeve që janë regjistruar pranë GJKKO ka shkuar aktualisht në 161 kërkesa, ku si numër prevalojnë çështjet që kanë të bëjnë me sekuestrimin e pasurisë, të cilat zënë dhe gjysmën e kërkesave të depozituara. Më pas vijnë kërkesat për konfiskimin e pasurisë të cilat kapin shifrën e 42 çështjeve. Pas tyre pozicionohen kërkesat për zgjatje sekuestro me 30 çështje dhe në fund ndodhen kërkesat për heqjen e sekuestros.

“Pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, janë regjistruar gjithësej 161 kërkesa, sipas aktit normative nr.1, datë 31.01.2020, “ Për masat parandaluese në kudër të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të sigurisë publike”.

Sekuestrim pasurie:  80 Çështje; Heqje sekuestro:  9 Çështje; Zgjatje sekuestro: 30 Çështje; Kërkesa për konfiskim:  42 Çështje.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re