Personat që shikoni në foto janë dy të arrestuarit për vrasjen e Gentjan Bejtjas dosa ditë më parë në Larushk të Fushë Krujës.

Në pranga kanë rënë Edison Haxhiu dhe Ilir Beqaraj alias Brahimi, alias Mançellari.

Lexo edhe :Related Posts

“ Në përfundim u arrestua në flagrancë shetasi I. B., alias I. B., alias I. M., i datëlindjes 21.04.1983, lindur në Milot, Kurbin dhe banues në Tiranë, për veprat penale “Mbajta pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”, parashikuara nga nenet 278/2 dhe 186 të Kodit Penal. Po kështu ky shtetas është i dyshuar si një nga autorët e vrasjes së shtetasit Gentjan Bejtja.

U ndalua shetatsi E. H., i datëlindjes 30.07.1994, lindur në Milot, Kurbin dhe banues në Tiranë, për kryerjen e veprës penale, “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, parashikuar nga neni 80 i Kodit Penal”, njofton policia.

Bejtja u vra me breshëri kallashnikovi në magazinën pranë banesës së tij në fshatin Larushk.

Pas ngjarjes policia gjeti një makinë të djegur në fshatin Hasan, ku brenda mjetit u gjendën edhe katër kallashnikovë. Në momentin e ngjarjes në banesë ka qenë edhe bashkëshortja e Bejtjas.

Autorët e kanë afruar makinën deri afër portës kryesore të banesës ndërsa më pas dyshohet se kanë zbritur 3 nga autorët të cilët kanë qenë të maskuar dhe me veshje të zeza me 3 kallashnikovë më duar. Ndërsa një nga autorët dyshohet se i ka pritur në makinë për t’u larguar.

Porta e madhe e vilës së Gentian Bejtjas ka qenë e hapur dhe autorët kanë mundur të futen direkt brenda oborrit. Gentjan Bejtja ka qenë vetëm disa metra larg nga oborri pasi po merrej me disa punë mbrapa vilës së tij. Aty autorët e kanë qëlluar me breshëri automatikut duke e lënë të vdekur në vend dhe më pas janë larguar.

Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur rreth 50 gëzhoja kallashnikovi, që sipas të dhënave paraprake janë qëlluar nga 3 kallashnikovë. /

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re