Mbrëmjen e djeshme një aksident ka ndodhur në fshatin Zëmblak, në aksin rrugor Korçë-Bilisht.
KORÇE- Zoi Ksila, 24-vjeçarja që shihni në foto, humbi jetën tragjikisht mbrëmjen e 1 Janarit 2025 në aksident rrugor. Zoi, ishte vajza e dy prindërve me origjinë shqiptare, por kishte lindur e rritur në Greqi ndaj mbante pasaporte greke. Ajo erdhi për të festuar Vitin e Ri bashkë me të fejuarin shqiptar por nuk u kthye gjallë në vendin e saj, për shkak se makinat u përplasën vetëm 20 km pa mbërritur në Kapshticë. Aksidenti i rëndë u shënua rreth orës 22:00, në aksin nacional “Korçë-Bilisht”, ku mungon plotësisht ndriçimi.
Në aksident u përfshinë “Peugeot” që drejtohej nga Klaudio Kishta, i fejuari i viktimës dhe “Benz”-i që drejtohej nga Trifon Mehmeti. Shkak dyshohet shpejtësia e dy drejtuesve që janë ndaluar nga policia si dhe manovra e gabuar në timon.
Burimet thanë se dy drejtuesit lëviznin me shpejtesi, ndersa drejtuesi i “Peugeot” ka bërë manovër të gabuar. Sipas deklarimit të tij ne polici, ka tentuar të shmangë perplasjen me nje kafshë që i ka dalë në rruge. Goditja me “Benz”-in ka qenë teper e fortë. Trupi i viktimës u dergua në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa hetimet po vazhdojnë nga Prokuroria e Korçës për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve te aksidentit.
