Një e moshuar 82-vjeçe,e cila jetonte e vetmuar në një banesë në lagjen “Vakëf” në Berat, ka kërkuar ndihmën e zjarrfikësve, për të nxjerrë nga banesa një gjarpër helmues.

Zvarraniku, me një gjatësi të konsiderueshme, kishte hyrë në shtëpinë e 82-vjeçares dhe qëndronte i pashqetësuar në dhomën e gjumit.

Menjëherë pas njoftimit të marrë, efektivët zjarrfikës kanë shkuar në banesën e të moshuarës dhe pasi kanë neutralizuar zvarranikun helmues, kanë bërë të mundur largimin e tij nga banesa.

Sipas efektivëve zjarrfikës në vendngjarje, gjarpri ishte i llojit helmues dhe i rrezikshëm për jetën e zonjës në rast pickimi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re