Shqiptari, i cili përplasi me makinë motoçikletën ku udhëtonte ish-gruaja e tij 35-vjeçare në zonën e Nea Malgarit në Selanik dhe më pas e kapi nga qafa duke tentuar ta mbyste, është dërguar në hetuesi mëngjesin e së premtes.

Ndaj 41-vjeçari është ngritur një akuzë për vrasje të mbetur në tentativë. I pandehuri pritet të gjykohet sot në Gjykatën Penale të Selanikut, pasi akuzohet edhe për kërcënim në familje, pas një padie të dytë të ngritur ndaj tij nga ish-bashkëshortja.

Sipas protothema.gr, shqiptari ka pranuar aktin e tij dhe ka kërkuar falje, ndërsa pretendon se iu ishte “turbulluar” mendja, pasi sipas tij 35-vjeçarja kishte lidhje jashtëmartesore dhe jetonin së bashku në shtëpinë e saj fëmijët e tyre të mitur.

LEXONI EDHE: “Do ta vras nënën tuaj, por…”- Shqiptari përplasi ish-gruan me makinë teksa udhëtonte me motoçikletë dhe tentoi ta mbyste, çfarë u tha fëmijëve! Historiku i kërcënimeve

Në të njëjtën kohë, ai raportohet se ka pasur edhe probleme financiare, ndërsa ka deklaruar se e dashuron ende ish-gruan dhe se janë ndarë për shkak se i shkaktonin probleme njerëzit e familjes.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës, ndërkohë 41-vjeçari është akuzuar edhe në të shkuarën për tentativë vrasjeje ndaj ish-gruas, por është lënë i lirë me kusht.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re