Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili tetoi të fuste përmes kufirit tokësor me Serbinë, në Pikën Kufitare të Merdarës, një sasi të konsiderueshme parash. Shumë e konfiskuar kap vlerën e 65000 euro dhe kartëmonedhat ishin fshehur në brendësi të bokseve të makinës si dhe në brendësi të sedileve. Grupi hetimor po vijon hetimet për gjetjen e burimit të të ardhurave.

Njoftimi i plotë i policisë: Dogana e Kosovës: Njësit e antikontrabandës kapin mbi 65.000 euro

Njësitet Antikontrabandës së gjatë detyrave zyrtare kane konfiskuar sasi te konsiderueshme të hollave gjatë tentimit për të hyrë ilegalisht në Kosovë.

Sot  në orët e mëngjesit, në Vendkalimin Kufitar të Merdarës është zhvilluar një operacion kontrolli ndaj një të qytetari të Kosovës, i cili ka tentuar që ne mënyrë te fshehur në veturën e tij të sjell në Kosovë nga serbia një sasi të konsiderueshme të parave. Pas zbulimit shuma e tërësishme ishte 65.450 Euro.

Paratë kane qenë të fshehura mire dhe janë detektuar pas përpjekjeve të konsiderueshme të zyrtarëve të Antikontrabandes. Personi është ne mbajtje derisa mjetet monetare janë konfiskuar, si dhe kanë filluar hetimet për këtë rast në bashkëpunim me institucionet tjera.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re