Del fotoja e Xhensila Dukës, e cila humbi jetën një ditë më parë në një klinikë private në Korçë.

Mësohet se 39-vjeçarja humbi jetën teksa po merrte një trajtim mjekësor në një klinikë private. Ajo është nënë e dy fëmijëve.

39-vjeçarja ndërroi jetë dje në orën 16:30 në një spital privat. Ende nuk dihet se nga se vuante nëna e dy fëmijëve apo se cili ishte shkaku që e çoi drejt vdekjes.

Ndërkohë policia e Korçës ka nisur proçedimin penal ndaj mjekut dhe infermierit që u morën me trajtimin e Dukës, përkatësisht I.B., 65 vjeç dhe M. P., 39 vjeçe.

Dy pjestarët e stafit dyshohet se nuk kanë respektuar protokollet mjekësore gjatë trajtimit të pacientes së tyre.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re