U nisën nga Gjermania për në Kosovë, për të kaluar pushimet, por gëzimi u kthye hidhërim.

Familja kosovare e cila po udhëtonte me një automjet tip “BMW” u aksidentua në Kroaci, ku për pasojë humbën jetë nënë e bijë, Njomza Olluri Gashi dhe vajza e saj Olta, ndërsa të plagosur rëndë kanë mbetur babai dhe i biri.

LEXO EDHE: Aksidenti me tre viktima në Kroaci, mes tyre nënë e bijë nga Kosova, babai dhe djali në gjendje të rëndë

Ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë detaj në lidhje shkaqet e këtij aksidenti, autoritetet kroate kanë nisur hetimet dhe gjatë ditës do të japin më shumë informacione.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re