Ka ndodhur fiks si në Shqipëri, ku kreu i opozitës është detyruar të mbrohet nga akuzat, pas daljes së një fotoje të tij me elementë kompromentues.

Juan Guaido, ka hedhur poshtë si pretendime të pasakta se ai kishte lidhje me grupe të armatosura të paligjshme në Kolumbinë fqinje, e kjo pas publikimit të një fotoje në mediat sociale ku ai shfaqej me dy anëtarë të një bande kriminale, raporton AP.

Fotografia raportohet se është bërë në fund të shkurtit kur Guaido ishte në Kolumbi në një prani të paparalajmëruar, duke qenë prezent në një koncert të organizuar nga miliarderi Richard Branson si një formë ndihme për Venezuelën.

Guaido i tha radios kolumbiane BLU se ai po bënte fotografi me shumë njerëz atë ditë, prejardhjen individuale të të cilit ai nuk mund ta dinte.

Ushtria kolumbiane ka konfirmuar se dy personat në foto me Guaidon janë anëtarë të një bande kriminale të njohur si Los Rastrojos.

Diskutimet rreth fotografisë janë pjesë e një rritje të tensioneve armiqësore midis Kolumbisë dhe Venezuelës, duke arritur kulmin në fund të muajit të kaluar. Zyrtarët Venezuelës thanë në atë kohë që ata kanë prova të kampeve të trajnimit paramilitar në Kolumbinë fqinje, ku grupe të armatosura po trajnohen për të minuar autoritetin e presidentit Nicolas Maduro.

Jorge Rodriguez, ministri i komunikimit, ka akuzuar presidentin kolumbian Ivan Duque se nuk ka bërë asgjë për t’i parandaluar ato.

Ndërsa Duque atëherë akuzoi Venezuelën se siguroi strehim për guerilët e majtë kolumbianë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re