
Është publikuar formacioni zyrtar, me të cilin Kosova do të luajë pas pak minutash ndaj Zvicrës.
Në portë është rikthyer portieri Aro Muriç, kurse në mbrojtje do të mungojë Albian Hajdari, i cili ka karton dhe trajneri Franco Foda nuk ka dashur të rrezikojë që ta humbasë në ndeshjen e “play-off”-it. Në vend të tij do të luajë Fidan Aliti.
Në mesfushë do të mungojë Leon Avdullahu për të njëjtën arsye, ndërsa në vend të tij do luajë Veldin Hoxha.

Kosovë-Zvicër starton në ora 20.45.
