28 shtator – Kostumet, vallet, muzika i dhanë jetë banesës Duhanxhiu, monument kulture kategoria e parë në lagjen Goricë, Berat.

Nxënësit e shkollës “Koço Brisku” Lapardha inskenuan fragmente nga dasma beratase duke përcjellë emocionet e transmetimit të traditës.

Aktiviteti “Tradita, Arti dhe Trashëgimia” erdhi në kuadër të festimeve për Ditën e Trashëgimisë Kulturore nga DRRK-Berat në bashkëpunim me DAR Berat. 

Nxënësit sollën harmonizimin e trashëgimisë material me atë jo materiale duke i ndërthurur ato me elemente të identitetit tonë, si kostumet dhe muzika.

Të pranishëm në aktivitet ishin përfaqësues të institucioneve të qarkut, dashamirës të ruajtjes dhe përcjelljes të vlerave të trashëgimisë. 

Dita e Trashëgimisë Kulturore është kujtesë dhe respekt ndaj asaj qe jemi dhe asaj që transmetojmë. Trashëgimia Kulturore na lidh me rrënjët e identitetit tonë ndaj dhe vëmendja për ruajtjen, promovimin dhe transmetimin e saj duhet të rritet. /a.a/j.p/









Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re